Prishtinë, 31.01.2012 {jathumbnail}


Dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi sot më datë 31.01.2012 priti në takim kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha i shoqëruar nga z. Abdullah Prebeza, Drejtor i Urbanizmit dhe z. Jakup Tërnava, kryesues i Kuvendit Komunal.


Dekani i informoi mysafirët rreth ecurive të studimeve në FSI-së, stafin akademik të angazhuar për mësimdhënie dhe studentët të cilët vijojnë studimet në këtë Fakultet.
Mysafirët e falënderuan dekanin dhe stafin e FSI-së për mikpritjen dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen.
Në fund dekani ua dhuroi nga dy libra, mysafirëve në shenjë respekti dhe falënderimi për vizitën e tyre.

Shërbimi për informim pranë FSI-së