Prishtinë, 27.01.2012

{jathumbnail}Dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi sot më datë 27.01.2012 priti në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Qemajl Mustafa i shoqëruar nga z. Veton Nevzati, shef i kabinetit dhe z. Shefik Surdulli zyrtar për informim pranë K.K. të Gjilanit.


Dekani i informoi mysafirët rreth ecurive të studimeve në FSI-së, stafin akademik të angazhuar për mësimdhënie dhe studentët të cilët vijojnë studimet në këtë Fakultet.
Mysafirët e falënderuan dekanin dhe stafin e FSI-së për mikpritjen dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen.
Në fund dekani ua dhuroi nga dy libra, si dhe revistën e studentëve të FSI-së mysafirëve në shenjë respekti dhe falënderimi për vizitën e tyre.

Shërbimi për informim pranë FSI-së