Në bazë të nenin 14 të Statutit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, mbështetur në nenin 20 të rregullores 1/14 të datës 05.06.2014 dhe bazuar në vendimin e Këshillit Mësimor Shkencor të FSI-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 09.09.2022, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë vendosi të shpallë:

K O N K U R S

Për dekan të Fakultetit të Studimeve Islame

Kushtet:

1. Kandidati të posedojë gradë shkencore;

2. Përvojë akademike së paku 5 vjet në mësimdhënie;

3. Vepra të botuara dhe publikime shkencore në lëmin e shkencave islame;

4. Njohja e një gjuhe të huaj;

5. Aftësi organizuese dhe menaxhuese në lëmin e arsimit të lartë. 

Dokumentet duhet të jenë origjinale, të nostrifikuara dhe t’u bashkëngjitet kërkesa dhe CV-ja.

Konkursi ngelet i hapur tetë (8) ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat mund të dorëzohen në lokalet e Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, çdo ditë pune, në adresën rruga “Bajram Kelmendi” nr. 174, Prishtinë. Nga ora 10.00 deri në ora 14.00  

Prishtinë                                                                                                DEKANI:

12.09.2022                                                                                 Prof. dr. Fahrush Rexhepi