Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, në bazë të kompetencave të përcaktuara sipas nenit 9, pika 6 të Statutit, në mbledhjen e mbajtur më datë 16.05.2024, ka miratuar propozimin e dekanatit të Fakultetit të Studimeve Islame, duke u bazuar në vendimin e AKA-së, për numrin e studentëve që do të pranohen në vitin akademik 2024/2025 dhe ka miratuar kriteret për regjistrim në studimet themelore – baçelor.

I. KUSHTET E PËRGJITHSHME

Fakulteti i Studimeve Islame, në vitin e parë të studimeve, në programin “Teologji Islame” do të pranojë 90 studentë, 60 studentë të rregullt dhe 30 studentë me korrespondencë.
Të drejtë pranimi në FSI kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët shkollimin e mesëm e kanë përfunduar në njëren prej shkollave publike apo shkollave private të licencuara në Republikën e Kosovës dhe që e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Të drejtë konkurimi kanë edhe kandidatët nga shtetet e tjera në kushte të njëjta konkurrimi me kandidatët nga Kosova. Kandidatët jo kosovar konsiderohen kandidatët të cilët shkollimin e mesëm e kanë mbaruar jashtë Kosovës dhe që nuk kanë nënshtetësi të Kosovës. Dëshmia për njohjen dhe për barasvlerën e diplomës merret në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ndërsa barasvlera e notave do të bëhet në e FSI-së

II. MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE

  1. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas kritereve në vijim:
    a) Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës, kërkohen këto kritere:
    Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë dhe atë:
  • Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë, dhe
  • Suksesi në provim pranues deri në 70 pikë.
    b) Për nxënësit që kanë diplomë për përfundimin e shkollës së mesme dhe me sukses e kanë provimin e maturës, kërkohen këto kritere:
    Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë dhe atë:
  • Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë;
  • Suksesi në maturë deri në 30 pikë, dhe
  • Suksesi në provim pranues deri në 40 pikë.
  1. Kandidatë të pranuar konsiderohen ata kandidatë që arrijnë së paku 60 % nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues.
  2. Kandidatët të cilët nuk arrijnë së paku 60% nga numri i pikëve të parapara nuk mund të pranohen edhe nëse mbesin vende të lira sipas numrit të paraparë në konkurs.

III. AFATET E APLIKIMIT DHE DOKUMENTACIONI I

NEVOJSHËM PËR APLIKIM

  1. Paraqitja e dokumenteve fillon prej datës 08. 07. 2024 deri më 19. 07. 2024 (dokumentet pranohen gjatë ditëve të punës prej orës 10.00 deri në orën 14.00).
  2. Kandidatëve u rekomandohet që para aplikimit të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim ose çregjistrim eventual nga Fakulteti.
  3. Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet të sjellin këto dokumente:
    a) Ekstraktin e lindjes (në origjinal), jo më e vjetër se 6 muaj;
    b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal të noterizuara, ose
    duplikatë);
    c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme, (origjinal të noterizuara, ose duplikatë);
    d) Dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal të noterizuara, ose duplikate);
    e) Kopjen e letërnjoftimit,
    f) Certifikatën shëndetësore,
    g) Fletëaplikimin e plotësuar i cili merret te referenti i FSI-së,
    h) Pagesën prej 10 € në bankën “NLB, nr. 1708001600095471” (Pagesë për
    aplikim në FSI), i) Dokumentin e nostrifikimit të diplomës për ata që kanë përfunduar shkollimin e mesëm jashtë vendit,
  4. Me rastin e aplikimit, të gjithë kandidatët janë të obliguar që dokumentet e nevojshme t’i dorëzojnë në sportelin e Fakultetit (zyra e referentit) në dosje të bardhë e cila duhet të jetë unike për të gjithë kandidatët.
  5. Dokumentet nën pikën b) dhe c) mund të pranohen duplikate vetëm nëse dëshmohen me vërtetim nga organet kompetente për humbje, dëmtim ose vjedhje.
  6. Provimi pranues do të mbahet me datë 23. 07. 2024, (e marte), në orën 11.00

IV. SHPALLJA E REZULTATEVE PRELIMINARE DHE

PËRFUNDIMTARE

  1. Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më datë 25. 07. 2024 në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së ( www.fsi-edu.net )
  2. Shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më datë 26. 07. 2024 në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së ( www.fsi-edu.net )

V. E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË
Kandidatët të cilët sipas rezultatit preliminar nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë
dekanatit të Fakultetit më së largu 24 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Pas
këtij afati ankesat nuk do të merren në shqyrtim.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre nga data 29. 07.
2024 deri më datë 31. 07. 2024

VI. AFATET E REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT E PRANUAR

  1. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në FSI do të bëhet prej datës 29. 07. 2024 deri më datë 31. 07. 2024, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.
    Nëse studenti i pranuar nuk regjistrohet me kohë, në vend të tij do të regjistrohet
    kandidati i cili është në radhë sipas pikëve të arritura.

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

  1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
  2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale. Një foto e versionit elektronik duhet të dërgohet në email adresën: info@fsi-edu.net
  3. Pagesa për një semestër në vlerë prej 75 € ( + 4 € për ID) është për studentët e rregullt, ndërsa 170 € ( + 4 € për ID) për studentët me korrespondencë.
  4. Pagesa bëhet në bankën NLB (Llog, nr. 1708001600095471)

DEKANI:

Prof. asoc. dr. Islam Hasani