Sekretari i përgjithshëm i Vakëfeve të Kuvajtit, prof. dr. Abdulmuhsin El-Karafij, viziton Fakultetin e Studimeve Islame
{jathumbnail}Ditën e enjte më datë 03.10.2013 Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë e vizitoi Sekretari Gjeneral i Vakëfeve të Kuvajtit, prof. dr. Abdulmuhsin El-Karafij së bashku me Drejtorin  e Drejtorisë për Studim dhe Marrëdhënie me Jasht, z. Mansur Halid El-Sakabij.

Fillimisht dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi ju shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe në pika të shkurta i informoi me ecuritë e punëve në FSI. Me stafin akademik, studentët dhe menaxhmentin e Fakultetit. Pas informimit të mysafirëve me ecuritë e punëve në FSI dekani ia dha fjalën mysafirit nga Kuvajti prof. dr. Abdulmuhsin El-Karafij i cili për një periudhë afërsisht 40 minuta ligjëroi para studentëve dhe profesorëve të FSI-së kryesisht rreth çështjeve që kanë të bëjnë me vakëfin në Islam. Ndërsa Drejtori i Drejtorisë për Studim dhe Marrëdhënie me Jasht, z. Mansur Halid El-Sakabij më shumë u fokusua në çështjen e disa projekteve konkrete të realizuara nga ana e Fondacionit për Vakëfe të Shtetit të Kuvajtit.
Në fund dekani i FSI-së i falënderoi profesorët e nderuar duke ju shprehur edhe një herë mirëseardhje në Kosovë.