Doli nga shtypi vëllimi i parë i librit
“Margaritari në detin e Fikhu Ibadatit 2”
i autorës dr. Ilmije Kuqi.
Libri është botim i Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës. Ky libër është pjesë e plan-programit të lëndës së “Fik’hu Ibadat-it” e cila ligjërohet për studentët e vitit të parë në kuadër të programit “Teologji Islame”, niveli BA.
Në parathëni autorja thekson se libri ofron njohuri të mjaftueshme për dispozitat islame në fushën e ibadatit. Libri është ndarë në tre vëllime. Vëllimi i dytë, i cili tani më është botuar dhe gjendet në duartë e studentëve dhe lexuesve, flet për namazin, ndërsa vëllimi i parë, siç është prezantuar edhe më herët, flet për pastërtinë, vëllimi i tretë flet për zekatin, agjërimin dhe haxhin.
Tani është duke u punuar në realizimin dhe botimin edhe të vëllimit të tretë.