Prishtinë, 05.10.2017
Sot, më datë 05.10.2017, në FSI ishte për vizitë Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Shkëlqesia e tij, Z. László MÁRKUSZ, në shoqërim të profesorit universitar, prof. dr. Zoltan Szombathy, profesor pranë Departamentit të Studimeve Arabe në Universitetin “Otvesh Lorand” të Hungarisë.
Delegacioni fillimisht u prit nga dekani i FSI-së, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtor. Dekani i informoi mysafirët rreth Fakultetit të Studimeve Islame, stafit akademik, studentëve dhe programet studimore. Ai gjithashtu falënderoi Ambasadorin për përkrahjen që është duke dhënë shtetit të Kosovës.
Prof. dr. Zoltan Szombathy mbajti një ligjëratë para studentëve të FSI-së me titull: “Problemet juridike gjatë citimit kuranor në letërsi dhe fjalime sipas fetvas së Sujutiut”, i cili u përqendrua rreth temës së frakmetimit të citateve kuranore me rastin e leximit të tyre në librat jashtë Kuranit.
Ndërsa Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Shkëlqesia e tij, Z. László MÁRKUSZ, në fund të ligjëratës së profesorit falënderoi dekanatin e FSI-së për këtë organizim duke theksuar se ne sot po bëjmë histori sepse është hera e parë që në FSI ligjëron një profesor universitar, siç është prof. dr. Zoltan Szombathy.
Në fund dekani ju dhuroi mysafirëve nga një ekzempalerë të “Epitafeve Osmane”, botim i Fakultetit të Studimeve Islame në shenjë respekti dhe falënderimi. Edhe prof. dr. Zoltan Szombathy i dhuroi dekanit një libër në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për mikëpritje.
{gallery}zoltan{/gallery}