Sot në Fakultetin e Studimeve Islame solemnisht filloi studimet gjenerata e parë në nivelin master në programin “Teologjia Islame në kontekstin Evropian”
Sot, me një ceremoni solemne mbajtur në hapësirat e Fakultetit të Studimeve Islame filloi gjenerata e parë e nivelit të studimeve master (MA) në Fakultetin e Studimeve Islame. Në ceremoni, përveç kandidatëve të pranuar në studimet master dhe stafit akademik, mori pjesë edhe Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, myftiu mr. Naim ef. Tërnava.

Në fjalën e tij, dekani i FSI-së prof. Asoc. Dr. Fahrush.Rexhepi, duke folur për rëndësinë e kësaj arritje shkencore, akademike të FSI-së theksoi se fillimi i gjeneratës së parë të studentëve në nivelin e studimeve master, për mendimin akademik, shkencor në rrafshin e studimeve islame për FSI-në dhe përgjithësisht Bashkësinë Islame ne Republikën e Kosovës është një arritje e madhe. Ai në vazhdim foli edhe për vështirësitë me të cilat është ballafaquar FSI deri sa ka arritur procesin e akreditimit në nivelin e studimeve master. Në fund dekani përgëzoi kandidatët duke ju dëshiruar suksese dhe arritje në fushën akademike, shkencore të studimeve islame.
Ndërsa myftiu i Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava në fjalën e tij theksoi se Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në vazhdimësi ka kontribuar për avancimin e kuadrove, dhe në kuadër të kësaj është edhe përkrahja e parezerve të cilën BIRK i ofron Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. Ai gjithashtu përgëzoi kandidatët të cilët filluan studimet e nivelit master, duke potencuar se në një të ardhem të afërt do të bëjmë përpjekje edhe për hapjen e studimeve në nivelin e doktoratës.
Në fund të ceremonisë indexat e parë i shpërndau myftiu i Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava dhe dekani i Fakultetit të Studimeve Islame prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi.

{gallery}mafillim{/gallery}

Zyra për informim e FSI-së
Prishtinë, 25.11.2015