Prishtinë, 14.05.2024

Sot, më datë 14.05.2024, maturantët e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë, të shoqëruar nga profesorët e kësaj shkolle, mr. Ekrem Maqedonci, mr. Driton Arifi dhe mr. Hysni Beka, vizituan Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që ata të informohen më për së afërmi me programet të cilat ofron FSI për kandidatët e interesuar për studime në këtë institucion.

Rreth kësaj çështje, dhe çështjeve tjera me interes, atyre ju drejtua dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Islam Hasani, i cili i informoi ata rreth mundësive të cilat ofron FSI për vazhdimin e studimeve.

Maturantët u ndanë shumë të kënaqur me këtë vizitë.