Nga data 09 deri më 14 mars, në Mbretërinë Hashimite të Jordanit, u mbajt edicioni i 14-të i Garave Ndërkombëtare të Kuranit për femra. Bashkësia Islame e Kosovës për herë të parë në këto gara u përfaqësua nga një hafëze, znj. Vildane Zeqiri, e cila njëherit është absolvente pranë Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës.
 

Vildane Zeqiri shprehet e nderuar dhe e privilegjuar për përfaqësimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në këto gara. “Falënderoj fillimisht Allahun fuqiplotë për të gjitha mirësitë dhe sukseset, e pastaj një falënderim të veçantë ua dedikojë të gjithë atyre që ishin shtytës e mbështetës për të arritur deri te ky synim, e një falënderim të veçantë ia dedikojë edhe Fakultetit të Studimeve Islame, të cilët më kanë mbështetur në çdo moment. Për mua ka qenë nder dhe privilegj të jem prezantuese e Bashkësisë Islame të Kosovës në këto gara, në të cilat morën pjesë 40 shtete garuese nga e gjithë bota. Ndjehem e gëzuar për pjesëmarrjen për herë të parë të Kosovës në këto gara, sepse tashmë të gjithë pjesëmarrësit kanë sadopak njohuri rreth Kosovës dhe popullit të saj.”
Përfaqësuesja e Kosovës, hafëze Vildane Zeqiri, në këto gara u dekorua me një mirënjohje, të cilën ia dhuroi kryetari i Vakëfit, Abdunasir abu Basar, i cili shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për pjesëmarrjen e Kosovës në këto gara.
Vendin e parë në këto gara e zuri Sudani, të dytin Filipinet, ndërsa të tretin Turqia. {gallery}vildane{/gallery}