Prishtinë, 03.10.2019

Sot, më datë 03.10.2019, dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, mbajti mbledhje me stafin akademik te Fakultetit të Studimeve Islame.

Ai në fillimi përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi ata për pjesëmarrjen e tyre në mbledhje. Në vazhdim dekani Rexhepi theksoi se kjo mbledhje është me karakter informues ku ndër të tjera ai i informoi për akreditimin e FSI-së për periudhën tre vjeçare, parapërgatitjet e bëra me rastin e fillimit të vitit të ri akademik dhe numrin e studentëve të pranuar gjatë këtij viti akademik.
Dekani gjithashtu kërkoi nga stafi akademik që të japin maksimumin e tyre në fushën akademike dhe shkencore.
Në vazhdim, sekretari i Fakultetit mr. Vedat Shabani, e informoi stafin akademik se brenda muajit tetor ata duhet të bëjnë deklarimin pranë Agjencionit të Kosovës për Akreditim, rreth angazhimit të tyre në fushën e Arsimit të Lartë.{gallery}mbledhje1019{/gallery}