Sot, më datë 17.10.2024, menaxhmenti i FSI-së në krye me dekanin, prof. asoc. Dr. Islam Hasani, mbajti mbledhje me stafin akademik të FSI-së.
Ky takim, përveç realizimit të tij me qëllim të fillimit të vitit të ri akademik, kishte për qëllim që t’i informojë stafin akademik edhe me disa çështje të cilat ndërlidhen me procesin mësimor dhe sigurimin e cilësisë në kuadër të Fakultetit.
Dekani përveç tjerash, theks të veçantë vuri edhe te pikat në vijim:
– Çështja e ri-akredimit institucional dhe të programeve. Duke i informuar profesorët se vizita e ekspertëve për ri-akreditim institucional do të realizohet në mes të muajit nëntor prandaj luten të gjithë që të jenë të përgatitur për këtë proces mjaft me rëndësi.
– Çështja e respektimit të orarit të ligjëratave, provimeve si dhe vendosjes së notave dhe evidencës së studentëve përmes sistemit SIMS.
– Çështja e integritetit akademik, duke informuar të pranishmit se nga fillimi i këtij viti akademik të gjitha punimet e diplomave të nivelit MA dhe punimet shkencore ose librat do t’i nënshtrohen sistemit TURNITIN për verifikim të testit të plagjiaturës.
– Çështja e paisjes së revistës BULETINI me ISSN dhe nisja e procedurave për anëtarësim në CEOOL (Central and Eastern European Online Librarz).
– Çështja e përgatitjes së follderit të çdo lënde i cili do të përmbajë: syllabusin, njësitë mësimore të zhvilluara, literaturën, pyetje dhe përgjigjet e lëndë.