Në vazhdën e aktivitetev të menaxhmentit të FSI-së, më datë 06/07.04 2017, në FSI qëndroi Prof. dr. Mesud Idriz në cilësinë e “Visiting Professor”

Prof. dr. Mesud Idriz, profesor në “Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës”, gjatë dy ditëve të qëndrimit të tij në FSI mbajti disa ligjërata para studentëve me fokus në lëndën e Qytetërimit Islam me temën “Civilizimi Islam në mes konceptit dhe kontekstit”.

Fillimisht ai u prit nga dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpuntorë. Dekani e njoftoi profesorin më për së afërmi me historikun e Fakultetit, sfidat dhe rezultatet e arritura deri më tani.

Studentët e Fakultetit të Studimeve Islame kanë pasur mundësinë që gjatë këtyre dy ditëve të dëgjojnë ligjëratat e profesorit, i cili me origjinë është shqiptar dhe aktualisht është profesor i Historisë Krahasuese të Qytetërimeve, Ligjit dhe Etikës, si dhe kurseve të Shkencave Politike në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës.

Fokusimi i profesorit gjatë ligjërimit ishte rreth tematikave që kanë të bëjnë me Civilizimin Islam në botë. Ligjëratat e profesorit ngjallën kureshtje të madhe tek studentët e FSI-së, pasiqë në këto ligjërata përveç shpjegimit të koncepteve u fol edhe për historinë, gjeografinë dhe shumë gjëra të tjera që ata i dëgjuan me mjaftë entuziazëm.

Profesori i nderuar, në ditën e parë ka ligjëruar mbigjeografinë, Ballkanin dhe Civilizimet botërore, për të cilat ka shpjeguar mjaftë qartë se si kanë ardhur tek ne civilizimet e ndryshme, duke shpjeguar edhe aspektin gjeografik dhe filozofik.

Gjithashtu ka shpjeguar terme të ndryshme rreth civilizimeve, siç është edhe vet emërtimi i Civilizimit, se a duhet të quhet ai Civilizim Islamik apo Civilizimi i Islamit, dhe shumë terme tjera si ixhazeti (diploma) dhe historia e saj deri tek ne, emërtimet e kontinenteve dhe ndarjet e tyre, e shumë gjëra tjera që i kanë pajisur studentët me mjaftë dije rreth kësaj teme.

Ndërsa në ditën e dytë fokusimi ishte më shumë në Civilizimin Islam në koncept dhe në kontekst, duke shpjeguar rreth emërtimit të civilizimit Islam si Hadare nga bota arabe, dhe emërtimi i tij si Medenije nga bota jo arabe, dhe arsyet e këtyre emërtimeve.

Zyra për informimj, FSI{gallery}mesudidriz{/gallery}