Fakulteti i Studimeve Islame nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim mësimor-shkencor dhe hulumtime shkencore me Fakultetin “Ilahijat” të Bursës.

            Me rastin e vizitës së delegacionit të Fakultetit “Ilahijat” të prirë nga dekani Prof. dr. Jashar Ajdinli në Fakultetin e Studimeve Islame, ata u pritën nga dekani i FSI-së Prof. asos. dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtor.

            Dekani i FSI-së fillimisht ju shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe në vazhdim i informoi mysafirët me ecurinë e punëve në kuadër të Fakultetit të Studimeve Islame, stafin akademik dhe studentët e Fakultetit.

            Në kuadër të bisedës, dekani i FSI-së shprehu një falënderim për kontributin dhe mbështetjen e shtetit të Turqisë ndaj shtetit të Kosovës, e veçanërisht për kontributi e Fakultetit të “Ilahijatit” në kuadër të Universitetit të Bursës për mbështetjen e FSI-së dhe për trajtimin korrekt të studentëve tanë nga Kosova të cilët studiojnë në Fakultetit e “Ilahijat-it” në Bursa.

            Në vazhdim një fjalë rasti mbajti edhe dekani i Fakultetit të “Ilahijatit”, prof. dr. Jashar Ajdinli, i cili fillimisht shprehu falënderimet në emër të delegacionit për mirëpritjen e bërë nga ana e FSI-së dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në fushat të ndryshme akademike mes dy institucioneve.

            Kjo vizitë u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi shkencor dhe akademik mes dy institucioneve me qëllim të përfitimit të përvojave dhe ngritjes së nivelit akademik të të dy institucioneve.

            Në fund, dekani i FSI-së Prof. asos. dr. Fahrush Rexhepi, i dha një dhuratë modeste dekanit të Fakultetit të “Ilahijatit” në shenj respekti dhe mirënjohje, gjithashtu edhe dekani i Fakultetit të “Ilahijatit” i dha një dhuratë dekanit të FSI-së.

            Pas përfundimit të ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes mysafirë vizituan objektin e Fakultetit, për çka mbeten shumë të mahnitur.

            Në shenj respekti për delegacionin e Fakultetit të “Ilahijatit” dekani i FSI-së shtro një darkë për mysafirët.

 

Prishtinë, 11.09.2014{gallery}mrrvshjbursa{/gallery}