Fakulteti i Studimeve Islame pati kënaqësinë që sot, më date 07.05.2026, të mirëpresë znj. Qamile Sinanaj, udhëheqëse e Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Shkencë dhe Arsimin e Lartë në MASHT, si dhe znj. Donjeta Maqedonci, Zyrtare e lartë për mobilitet akademik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të prezantimit të mundësive që ofron programi CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies), i cili mbështet mobilitetin akademik të studentëve dhe stafit në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë që ky program ofron për Fakultetin e Shkencave Islame, veçanërisht në zhvillimin e bashkëpunimit me universitete partnere në fusha si teologjia, studimet islame, historia, filozofia dhe dialogu ndërkulturor. Po ashtu, u bisedua edhe për përfshirjen e fakultetit në rrjete ekzistuese të CEEPUS-it, si dhe për mundësinë e krijimit të rrjeteve të reja me partnerë ndërkombëtarë.

Fakulteti i Shkencave Islame shpreh mirënjohjen për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të MAShTI-së në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e mundësive për studentët dhe stafin akademik.

Prishtinë,
07.05.2026