Sot, më datë 23.09.2025, delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame të Sarajevës i kryesuar nga dekani, prof. dr. Mustafa Hasani, ish-dekani prof. dr. Zuhdija Hasanoviç, prodekani për cilësi prof. dr. Nedim Begoviç dhe prodekani për arsim prof. dr. Ahmet Alibasiç, vizituan Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës.

Delegacioni u mirëprit nga dekani i FSI-së, prof. asoc. Dr. Islam Hasani me bashkëpunëtor. Dekani i FSI-së fillimisht ju shprehu mirëseardhje delegacionit të Sarajevës dhe në pika të shkurtëra i informoi me historikun, stafin, studentët dhe programet të cilat FSI ofron për studentë të interesuar.

Edhe nga ana tjetër, dekani i FIN-it falënderoi nikoqirin për mikërpitje e treguar dhe dha një informacion të shkurtër rreth Fakultetit dhe programeve të cilat ata ofrojnë për studentë.

Qëllimi i vizitës ishte që të intensifikohet edhe më aspekti i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve simotra, si në fushën e hulumtimit, të ngritjes së cilësisë dhe shkëmbimit të stafit dhe studentëve.

Përfaqësuesit e të dy institucioneve u zotuan që të thellojnë edhe më bashkëpunimin ndërmejt institucioneve arsimore, ku si çështje fillestare u theksua shkëmbimi i stafit akademik dhe stdudentëve.

Prishtinë,
23.09.2025