Prishtinë, 28.10.2024

Duke filluar nga sot, datë 28.10.2024, një delegacion i Qendrës për Studime të Larta të Islamit, Shkencës dhe Qytetërimit (CASIS), i përbërë nga drejtori i Qendrës, dr. Mohd Hilmi Bin Ramil, dhe ish-drejtori, tani profesor në këtë qendër, prof. asoc. Dr. Khalif Muammar A. Harris, po qëndrojnë në një vizitë katër ditore në FSI.

Delegacioni i lartpërmendur fillimisht sot u prit nga dekani i Fakultetit, prof. asoc. Dr. Islam Hasani me bashkëpunëtor, i cili fillimisht ju shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe në vazhdim i informoi ata me historikun, programet, stafin dhe studentët e FSI-së. Më pastaj mysafirët nën shoqërimin e dekanit vizituan selin e Bashkësisë Islame të Kosovës ku u pritën nga myftiu, Naim ef. Tërnava.

Myftiu Naim ef. Tërnava ju shprehu mirëseardhje mysafirëve në Kosovë, duke falënderuar përmes tyre edhe përkrahjen e Qeverisë së Malejzisë ndaj shtetit të Kosovës. Myftiu gjithashtu falënderoi mysafirët edhe për angazhimin e tyre për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në fushën akademike me Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj vizite është funksionalizimi i marrëveshjes së nënshkruar mes FSI-së dhe UTM-CASIS të nënshkruar më datë 13.12.2023, e cila ka të bëjë me zhvillimin e programeve studimore post-diplomike (MA & PhD) të cilat do të organizohen nga FSI në bashkëpunim me Uiversiti Teknologi Malaysia.

Në kuadër të kësaj vizite do të realizohet edhe vizita në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si dhe do të mbahet ligjëratë me studentët e FSI-së dhe takim me stafin akademik.