Prishtinë, 05.09.2018
Sot, më datë 05.09.2018, në Fakultetin e Studimeve Islame ishte për vizitë një delegacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Në kuadër të delegacionit ishte edhe DR. DEBRA L. MASON e cila është në mesin e dijetarëve dhe trajnerëve kryesorë për atë se si religjioni portretizohet në mediume. Përvoja e saj profesionale dhe akademike mbi 30 vjeçare përfshin punën si profesoreshë emeritus në Fakultetin e Gazetarisë të Missouri-t (Missouri School of Journalism) ku ajo udhëhoqi Qendrën për Religjion dhe Profesione dhe ku ligjëroi njohuritë religjioze për gazetarët.
Mysafirët fillimisht i priti dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtor. Dekani Rexhepi fillimisht ju shprehu mirëseardhje dhe i falënderoi për prezencën e tyre dhe në vazhdim i informoi në pika të shkurtëra për historikun e FSI-së, programet të cilat i ofron FSI për studentët, kurrikulin, stafin akademik dhe studentët që studiojnë në këtë institucion të arsimit të lartë.
Në shenjë mirënjohje dekani i FSI-së i dhuroi,DR. DEBRA L. MASON,një kopje të Monografisë së FSI-së dhe një kopje të projektit të deshifrimit të gurëve të varrezave për regjionin e Prishtinës. DR. DEBRA L. MASON këtë dhuratë e pranoi me kënaqësi dhe shprehu falënderimet e saja për mikëpritjen e ngrohtë.
Në vazhdim ishte paraparë që DR. DEBRA L. MASON të mbajë një ligjëratë para studentëve të FSI-së me temën rreth mënyrës së paraqitjes së religjionit në media, duke u fokusuar në mediat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Profesoresha gjatë ligjërimit bëri një elaborim shumë të thukt dhe objektiv dhe studentët ishin mjaft të kënaqur me këtë prezantim. Pas përfundimit të prezantimit nga profesoresha, studentët e FSI-së u inkuadruan në temë duke bërë disa komente dhe pyetje rreth temës së shtjelluar. {gallery}debramason{/gallery}