Dje, më datë 03 dhjetor 2025, në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame, dekani i fakultetit, prof. asoc. dr. Islam Hasani me bashkëpunëtorë, priti në takim një delegacion nga Universiti Teknologi Malaysia, Kuala Lumpur, gjegjësisht nga Fakulteti i Inteligjencës Artificiale. Delegacioni përbëhej nga profesorët Muhamed Zaki Bin Hassan, Mohamad Syazli Fathi dhe Mohd Yusof Md Daud, nga Departamenti i Smart Engineering të këtë Universitet.
Dekani Hasani mirëpriti mysafirët dhe i informoi ata për programet të cilat FSI ofron për studentët. Gjithashtu edhe për numrin e studentëve, stafin akademik dhe rolin të cilin FSI luan në Kosovë për ruajtjen e vlerave dhe tolerancës ndërfetare në vendin tonë.
Mysafirët u ndien shumë të lumtur me mikëpritjen duke shprehur falënderimet e tyre.
Siç dihet, FSI tanimë ka të nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e lartpërmendur dhe me fillim nga vitit i ardhshëm do të startoj me studimet e nivelit PhD.
Prishtinë, 04.12.2025



