Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Ejmen OSMANI me titull: “LEXIMI I KURANIT SIPAS KIRAETIT HAFS” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 27.07.2025.
ABSTRAKTI
nga
Mentori: Prof. Ass. Dr. Lulzim Esati
Kurani është libri të cilin Allahu xh.sh. me mëshirën e Tij e bëri udhëzues për njerëzit në përgjithësi. Ai e zbriti këtë libër të begatshëm në të cilin gjejmë mirësi të mëdha, dije të pafundme dhe të fshehta të jashtëzakonshme.
Leximet e Kuranit janë një karakteristikë e veçantë e fjalës së Allahut, të cilat ishin lehtësime për të gjithë popujt. Ato ndryshojnë në disa raste nga njëra tjetra por asnjëra prej tyre nuk e humb kuptimin e fjalës së Tij. E leximi më i përhapur në në vendet tona është kiraeti Hafs, për të cilin kemi studiuar më shumë në këtë punim.
Punimin e kemi ndarë në tre kapituj. Kapitulli i parë flet për kiraetet në përgjithësi, çka janë ato, llojet e tyre dhe roli i tyre në lehtësimin e leximit të Kuranit. Kapitulli i dytë përmban detaje të lexuesit të Kuranit, Hafsit. Ky kapitull na tregon më shumë se kush ishte ai, kush ishin mësuesit dhe nxënësit e tij, si dhe arsyet e përhapjes së madhe të këtij kiraeti. Ndërsa kapitulli i tretë përmban rregullat e leximit të kiraetit Hafs dhe dallimet e tij nga të tjerët.
Shpresojmë se ky punim do të na ndihmojë të njihemi më shumë me leximet e Kuranit dhe arsyet e formimit të tyre.
Fjalët kyçe: Kuran, leximet e Kuranit, Hafsi, mësuesit, nxënësit.
ABSTRACT
By: Ejmen Osmani
Mentor: Ass. Prof. Dr. Lulzim Esati
The Quran is the Book which Allah, with His mercy, made a guidance for all the humanity. He revealed this blessed Book in which we find great goodness, endless knowledge, and extraordinary secrets.
The various recitations of the Quran are a unique feature of the word of Allah, which served as a facilitation for all peoples. In some cases, they differ from one another, yet none of them alters the meaning of His words. The most widespread recitation in our region is the Qira’ah of Hafs, which we have studied in more detail in this project.
This paper is divided into three chapters. The first chapter discusses the Qira’at in general – what they are, their types, and their role in facilitating the recitation of the Quran. The second chapter contains details about the Quranic reciter Hafs. It provides more information about who he was, who his teachers and students were, as well as the reasons behind the widespread acceptance of his Qiraah. The third chapter outlines the rules of reciting according to the Hafs Qira’ah and its differences from other recitations.
We hope that this project will help us gain a deeper understanding of the Quranic recitations and the reasons behind their creation.
Keywords: Quran, Quranic recitations, Hafs, teachers, students.
