Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së se afati për pagesën e semestrit dimëror për vitin akademik 2025/2026 është nga data 01.10.2025 deri më 10.10.2025.
1. Studentët e rregullt/korrespondencë paguajnë vetëm semestrin dimëror brenda këtij afati.
2. Studentët përsëritës të vitit janë të obliguar të bëjnë pagesën për të dy semestrat (dimëror dhe veror) brenda të njëjtit afat.
Vërejtje:
Nëse pagesa nuk realizohet brenda datës së caktuar, studenti humb të drejtën për provime dhe ndjekje të vitit akademik 2025/2026.
Pas kryerjes së pagesës, fletëpagesa është e obliguar të dorëzohet te referenti i fakultetit ose të dërgohet në emailin e referentit, në mënyrë që të bëhet regjistrimi i semestrit.
Shërbimi Studentor
08.09.2025
