Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Flurim KRASNIQI me titull: “GRUPET PËRFITUESE TË ZEKATIT DHE PRIORITETET E TYRE” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 14.11.2025.

ABSTRAKTI

Nga: Flurim Krasniqi

Mentor : Prof. ass. Dr. Shefqet Krasniqi

Zekati është një ndër pesë shtyllat bazë të fesë islame, është ibadet i cili në vete ngërthen dimensionin shpirtëror, shoqëror dhe ekonomik. Ky punim trajton në mënyrë të detajuar çështjen e grupeve përfituese të zekatit dhe prioritetin e tyre në shpërndarje, të mbështetur në argumente nga Kurani famëlartë, suneti i Pejgamberit a.s., praktika e sahabëve dhe burime të tjera të jurisprudencës islame. Fillimisht, paraqitet koncepti i zekatit, obligimi dhe norma, kushtet dhe synimet e tij. Më pas, analizohen llojet e pasurisë që i nënshtrohen zekatit si: ari, argjendi, malli tregtar, bagëtitë, prodhimet bujqësore, thesaret e fshehura si dhe zekati për fabrika, apartamente, ferma dhe të ngjashme.

Pjesa qendrore e punimit fokusohet në tetë kategoritë përfituese që janë përmendur në Kuranin famëlartë dhe ekskluziviteti i Ligjvënësit Suprem në përcaktimin e këtyre fondacioneve. Pastaj, me theks të veçantë flitet mbi mënyrën e përcaktimit të prioriteteve sipas nevojës, kontekstit shoqëror dhe udhëzimeve islame, duke adresuar edhe çështje bashkëkohore që lidhen me këtë temë.

Në pjesën përfundimtare, ky studim trajton rëndësinë e institucionalizimit të mbledhjes dhe shpërndarjes së zekatit, duke sjellë shembuj nga vende të ndryshme myslimane dhe duke theksuar rolin thelbësor të institucioneve fetare në menaxhimin e drejtë të këtij obligimi fetar. Punimi përfundon me një analizë të drejtës së institucioneve fetare për të përcaktuar prioritetet brenda fondacioneve të zekatit, duke pohuar se në vendin tonë, institucioni i vetëm kredibil për organizimin dhe menaxhimin e çështjeve të zekatit është Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, kurse prioriteti i përcaktuar në kohën tonë është kategoria “fi sebililah”, ku përfshihen ndihma ndaj institucioneve arsimore fetare, ndihma ndaj nevojtarëve dhe në përgjithësi menaxhimi dhe organizimi i jetës fetare në vend.

Fjalët kyçe: Zekati, përfituesit, fondacionet, prioriteti, Ligjvënësi Suprem, pasuritë e zekatit, institucionalizimi, tradita islame.

ABSTRACT

By: Flurim Krasniqi

Mentor : Ass. Prof. Dr. Shefqet Krasniqi

Zakat is one of Islam’s five fundamental pillars, an act of worship (ibadah) encompassing spiritual, social, and economic dimensions. This paper examines in detail the beneficiary categories of zakat and their distribution priorities, supported by evidence from the Noble Quran, the Sunnah of the Prophet (peace be upon him), the practices of the Sahaba (Companions), and other sources of Islamic jurisprudence.

Initially, the concept of zakat—its obligation, rates, conditions, and objectives—is presented. Subsequently, the types of wealth subject to zakat are analyzed, including gold, silver, trade goods, livestock, agricultural produce, buried treasures (rikāz), etc.

The core section focuses on the eight beneficiary categories mentioned in the Noble Quran and the exclusive authority of the Supreme Lawgiver in defining these foundations. Special emphasis is placed on determining priorities based on need, social context, and Islamic guidelines, while addressing contemporary issues related to this theme.

The final section discusses the institutionalization of zakat collection and distribution, citing examples from various Muslim countries and highlighting the pivotal role of religious institutions in the equitable management of this religious obligation. The study concludes with an analysis of religious institutions’ authority to set priorities within zakat funds, affirming that in our country [Kosova], the sole competent body for organizing and managing zakat affairs is the Islamic Community of the Republic of Kosovo. The current priority category is “fī sabīlillāh” (in the cause of Allah), encompassing: support for religious educational institutions, aid to the needy, General management and organization of religious life in the country.

Keywords: Zakat, beneficiaries, foundations, priority, Supreme Lawgiver, zakatable wealth, institutionalization, Islamic tradition.

Prishtinë, 07.11.2025