Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidates Fikrije DUMANI KRASNIQI me titull: “DISKURSI KURANOR I MULLA ADEM EF. TËRNAVËS: LIGJËRATA AUDIO-FONIKE” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 26.12.2025.
ABSTRAKTI
NGA: Fikrije DUMANI KRASNIQI
Mentori: Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti
Ky punim trajton diskursin kuranor të Mulla Adem ef. Tërnavës, njërit ndër personalitetet më me ndikim në jetën fetare e shoqërore të Kosovës në dekadat e fundit të shek. XX. Qëllimi kryesor i studimit është ndriçimi i jetës, veprës dhe mënyrës së ligjërimit të tij, me theks të veçantë mbi ligjëratat audio-fonike të mbajtura në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë.
Përmes këtij punimi synohet të njihet më thellë personaliteti i Mulla Adem ef. Tërnavës, ndikimi i tij në formimin fetar, moral e arsimor të xhematit dhe të pasurohet trashëgimia jonë kulturore e fetare.
Në punim janë përdorur metoda kualitative dhe përshkruese (diskriptive), përfshirë analizën e materialeve audio dhe vizuale, intervistat me ish-kolegë, nxënës dhe familjarë, si dhe shqyrtimin e literaturës ekzistuese. Përmes deshifrimit dhe tekstaulizimit të ligjëratave të tij, është mundësuar identifikimi i tipareve të diskursit të tij: qasja bashkëkohore, argumentimi racional dhe ndërtimi bindës i mesazhit.
Rezultatet tregojnë se diskursi kuranor i Mulla Adem ef. Tërnavës ka qenë model frymëzues i një ligjëruesi që bashkon traditën me aktualitetin, dijen me përulësinë, dhe thjeshtësinë me thellësinë shpirtërore. Studimi konkludon se njohja dhe studimi i këtij personaliteti do t’u shërbejë brezave të rinj të dijetarëve si një model i rrallë i përkushtimit, dijes dhe dashurisë për atdheun.
Fjalët kyçe: Ulemaja, shqiptar, Kosova, Mulla, Adem ef. Tërnava, imam, ligjërata
ABSTRACT
BY: Fikrije Dumani Krasniqi
Mentor: Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti
This master’s thesis explores the Qur’anic discourse ofMulla Adem ef. Tërnava, one of the most influential figuresin the religious and social life of Kosovo. The main purposeof this research is to shed light on his life, work, anddistinctive preaching style, with a particular focus on the audio-phonic sermons delivered at the Çarshia Mosque in Prishtina.
The study aims to provide a deeper understanding of hispersonality, his impact on the religious, moral, andeducational formation of the community, and to enrich the cultural and religious heritage of our society.
Qualitative and descriptive methods ëere applied, includingthe analysis of audio and visual materials, intervieës withformer colleagues, students, and family members, as well as a review of relevant literature. Through the transcriptionand textual analysis of his lectures, the study identifies the main features of his discourse: a contemporary approach, rational argumentation, and persuasive messageconstruction.
The findings show that Mulla Adem ef. Tërnava’s Qur’anicdiscourse represents an inspiring model of a preacher whoharmonizes tradition with modernity, knoëledge withhumility, and simplicity with spiritual depth. The researchconcludes that studying his life and oratory can serve as a valuable example for future generations of Islamic scholarsand educators.
Keywords: Ulama, Albanian, Kosovo, Mulla, Adem Ef. Tërnava, imam, sermons.
Prishtinë, 19.12.2025
