Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Blerton BAHTIRI me titull: “KOMENTIMI I AJETEVE TË NAMAZIT NË SUREN EL-BEKARE SIPAS SAFVETU ET-TEFASIR DHE KRAHASIMI NË LITERATURËN SHQIPE” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 16.03.2026

ABSTRAKTI

NGA: Blerton BAHTIRI

Mentori: Prof. ass. dr. Lulzim Esati

Ky punim merret me analizën e ajeteve që flasin për namazin në suren El-Bekare, duke u fokusuar në komentimin që u bën atyre tefsiri Safvetu et Tefasir i Muhamed Ali es Sabunijt. Në këtë kontekst, trajtohet rëndësia e namazit në jetën e besimtarit, si dhe mënyra se si këto ajete nxisin përkushtimin shpirtëror dhe praktik të myslimanit. Përveç analizës nga Safvetu et Tefasir, bëhet edhe një krahasim me interpretimet e literaturës islame në gjuhën shqipe, duke përfshirë autorë të njohur si Ibrahim Dalliu dhe Sherif Ahmeti. Synimi kryesor është të kuptohet më mirë thellësia e kuptimeve të këtyre ajeteve dhe të krahasohen qasjet për të nxjerrë mësime mbi metodologjinë dhe stilin interpretues. Ky studim shërben si kontribut i thjeshtë për studetët dhe studiuesit që janë në komentimin e Kuranit dhe në literaturën krahasuese islame

Fjalët kyçe: Tefsir, ajet, Muhammed Ali es Sabunij, namaz, literaturë.

ABSTRACT

BY: Blerton BAHTIRI

Mentor: Prof. ass. dr. Lulzim Esati

This paper focuses on the analysis of verses related to prayer (salah) in Surah Al-Baqarah, with particular emphasis on their interpretation in Safwat ay-Tafasir by Sheikh Muhammed Ali al-Sabuni. The study explores the significace of prayer in the life of a believer and how these verses encourage spiritual and practical devotion. Alongside the commentary provided in Safwat at-Tafasir, the paper includes a comparative overview of interpretations found in Albanian Islamic literature, featuring promient scholars such as Ibrahm Dalliu and Sherif Ahmeti. The main objective is to better understand the depth of meaning conveyed in these verses and yo compare the interpretive approaches in order to highlight differences in methodology and style. This study aims to serve as a modest contibution for students and researches interested in Qur’anic exegesis and comparative Islamic literature, particularly within the contect of Albania scholarly contribution.

Keywords: Tafsir, verse, Muhammad Ali al-Sabuni, salah, literature.

Prishtinë, 09.03.2026