Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Arlind GAJTANI me titull: “PARIMET ETIKE TË TREGTISË SIPAS IMAM EBU HAMID EL GAZALI DHE PASQYRIMI I TYRE NË LITERATURËN SHQIPE” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 12.10.2026

ABSTRAKT

NGA: Arlind GAJTANI

Mentori: Prof. asoc. dr. Islam Hasani

Në këtë punim trajtohen parimet etike të tregtisë në mendimin e imam Ebu Hamid el-Gazalit dhe pasqyrimin e tyre në literaturën shqipe. Qëllimi i studimit është të identifikojë dhe analizojë parimet kryesore që imam Gazali i lidh me veprimtarinë tregtare, duke nxjerrë në pah dimensionin moral, shpirtëror dhe shoqëror të tyre, si dhe të shqyrtojë shkallën e trajtimit të këtij aspekti të mendimit të tij në literaturën shqipe.

Studimi mbështetet në analizën e literaturës përkatëse, me theks të veçantë në veprën Ihjau ulumid-din, si dhe në metodën krahasuese dhe atë kuantitative. Përmes pyetësorit është shqyrtuar njohja dhe perceptimi i parimeve të etikës islame të tregtisë dhe zbatimi i tyre në realitetin tregtar në Kosovë.

Rezultatet e studimit tregojnë se, në mendimin e imam Gazalit, tregtia nuk vlerësohet vetëm nga aspekti i ligjshmërisë dhe realizimit të fitimit, por edhe nga mënyra se si ky fitim arrihet. Ndershmëria, drejtësia, transparenca, shmangia e mashtrimit, përgjegjësia dhe ihsani përbëjnë elemente të rëndësishme të sjelljes tregtare. Hulumtimi empirik tregon një nivel relativisht të lartë të njohjes dhe vlerësimit të parimeve etike, por njëkohësisht evidenton dallime ndërmjet pranimit të tyre teorik dhe zbatimit në praktikë.

Nga shqyrtimi i literaturës shqipe rezulton se mendimi i imam Gazalit është i pranishëm në përkthime dhe studime të ndryshme, përfshirë edhe trajtime të dimensionit etik dhe ekonomik. Megjithatë, etika e tij tregtare nuk ka marrë ende një trajtim të mjaftueshëm, të përqendruar dhe sistematik si fushë e veçantë studimi. Punimi arrin në përfundimin se mendimi etik i imam Gazalit ofron një qasje në të cilën veprimtaria ekonomike dhe fitimi lidhen ngushtë me përgjegjësinë morale, shpirtërore dhe shoqërore të individit.

Fjalët kyçe: Ebu Hamid el-Gazali, etika islame, etika e tregtisë, literatura në gjuhën shqipe, tregtia në Kosovë.

ABSTRACT

BY: Arlind GAJTANI

Mentor: Prof. asoc. dr. Islam Hasani

This paper examines the ethical principles of trade in the thought of Imam Abu Hamid al-Ghazali and their reflection in Albanian-language literature. The aim of the study is to identify and analyze the main principles that Imam al-Ghazali associates with commercial activity, highlighting their moral, spiritual, and social dimensions, as well as to examine the extent to which this aspect of his thought has been addressed in Albanian-language literature.

The study is based on an analysis of the relevant literature, with particular emphasis on Ihya’ ‘Ulum al-Din, as well as on comparative and quantitative methods. Through a questionnaire, the study examines the knowledge and perception of the principles of Islamic business ethics and their application in commercial practice in Kosovo.

The findings show that, in Imam al-Ghazali’s thought, trade is evaluated not only in terms of its legality and the generation of profit, but also in terms of the manner in which that profit is obtained. Honesty, justice, transparency, avoidance of fraud, responsibility, and ihsan constitute important elements of ethical commercial conduct. The empirical research indicates a relatively high level of awareness and appreciation of ethical principles, while at the same time revealing a gap between their theoretical acceptance and their practical application.

The review of Albanian-language literature shows that Imam al-Ghazali’s thought is represented in various translations and studies, including works addressing its ethical and economic dimensions. Nevertheless, his ethics of trade has not yet received sufficient, focused, and systematic treatment as a distinct field of study. The paper concludes that Imam al-Ghazali’s ethical thought offers an approach in which economic activity and the pursuit of profit are closely linked to the moral, spiritual, and social responsibility of the individual.

Keywords: Abu Hamid al-Ghazali, Islamic ethics, business ethics, Albanian-language literature, trade in Kosovo