Announcement

Njoftohen te gjithë studentet e Nivelin Master te vitit akademik 2020/2021, se regjistrimi i semestrit te pare behet ashtu siç ka qene njoftimi ne konkurs prej te mërkurës (21.10.2020) deri te premten (23.10.2020).

– Studentet duhet te bëjnë pagesën e semestrit të parë ne shumen prej 400 euro, si dhe 5 euro për indeks ne bankën NLB.

Studentet gjithashtu:

– Duhet t’i sjellin 2 fotografi te formatit te indeksit, 4×6.

– Duhet ta plotësojnë fletëregjistrimin, te cilën e marrin tek referentja e Masterit.

 

Shërbimi për studente,

21.10.2020