Prishtinë, 24.12.2020

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FSI-së, si dhe stafi akademik, se më datë 15.01.2021 (e premte) përfundon semestri i –I-të për vitin akademik 2020/2021

Javën e fundit të semestrit të –I-rë, konkretisht nga data 11.01.2021 deri më datë 15.01.2021 ligjëratat do të mbahen me prezencë fizike në Fakultet. Prandaj, të gjithë studentët e rregullt si dhe stafi akademik, duhet të jenë prezent në mënyrë që t’i vendosin nënshkrimet në index, dhe për ndonjë konsultë eventuale.

Studentët e rregullt e kanë për obligimi që t’i marrin nënshkrimet për ato lëndë të cilat i kanë dëgjuar gjatë këtij semestri.

 

Dekanati,

FSI