Më datë 26.11.2021, Fakultetit i Studimeve Islame organizoi trajnim për stafin akademik me temë: “Filozofia e Edukimit në Hulumtim dhe Mësimdhënie”, me prof. dr. Alparslan Açikgenç, nga Universiteti Ibn Haldun, Turki.

Dr. Alparslan Açikgenç është drejtor i studimeve pasuniversitare në Universitetin Teknik Yildiz. Poashtu, është profesor Emeritus i Historisë së Filozofisë në Departamentin e Filozofisë në “Universitetin Ibn Haldun”, poashtu profesor ndihmës, në “Universitetin Uskudar”.

Më parë ka qenë profesor i filozofisë dhe dekan në “Universitetin Fatih” në Stamboll, Turqi. Ai gjithashtu ka dhënë mësim në “Universitetin Teknik” të Lindjes së Mesme në Ankara, në “Universitetin e Çikagos”, në Institutin e Mendimit dhe Qytetërimit Islam në Kuala Lumpur dhe në Universitetin e Jordanisë. Ai fitoi BA, në Universitetin e Ankarasë, MA, në Universitetin e Wisconsin-Milwaukee, dhe PhD, në Universitetin e Çikagos. Ai është anëtar i Shoqatës Filozofike Turke dhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Azerbajxhanit.

Trajnimi u nda në dy pjesë me dy tema të ndryshme, ku në pjesën e parë u ligjërua rreth temës “Integrimi i Hulumtimit dhe Mësimdhënies në Praktikë”, duke folur rreth nëntemave si, Morali i mësimdhënies dhe mësimdhënia si profesion, Epistemologjia e mësimdhënies dhe të nxënit, Perspektiva jonë: tradita shkencore islame, Filozofia dhe pedagogjia jonë e mësimdhënies, Bilanci i kërkimit mësimor, Metodologjitë e kërkimit etj.

Ndërsa në pjesën e dytë u ligjëruar rreth temës “Metoda dhe qasja në njohuritë Islame”, duke folur për nëntemat si, llojet e dijetarëve, ku ndër tjera tha: Çdo dijetar (‘âlim) nuk mund të jetë mësues i mirë. Siç jemi përpjekur të shpjegojmë mësimdhënia është gjithashtu një aftësi (shkathtësi) në vetvete dhe secili mund të mos e ketë këtë aftësi për shkak të karakterit të tij/saj.

Ka kryesisht tre lloje të dijetarëve: ata dijetarë që mund të bëjnë hulumtime shkencore dhe të prodhojnë vepra shkencore, ata dijetarë që janë mësimdhënës të mirë, por nuk mund të prodhojnë rezultate të mira kërkimore dhe shkencore, si dhe ata dijetarë që mund të prodhojnë vepra të mira shkencore dhe të kombinojnë mirë kërkimin me mësimdhënien dhe për rrjedhojë, ata janë edhe mësimdhënësit më të mirë.

Në atë rast ne duhet të orientojmë stafin tonë sipas aftësive të tyre sepse kemi nevojë për të tre llojet e studiuesve dhe mësimdhënësve.

Pjesmarrësve iu nda certifikata për trajnimin nga Fakulteti i Studimeve Islame