Prishtinë, 27.06.2019

Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, me 25 dhe 26 qershor 2019, organizoi trajnimin dy ditor “Si të shkruajmë një projekt të suksesshëm për ngritjen e kapaciteteve në Arsimin e Lartë (KA2 – CBHE) në kuadër të programit Erasmus+”, për të kualifikuar stafin akademik për shkrimin e projekteve.

Trajnimi u mbajt nga trajneri, z. Sotiraq Guga, ekspert i projekteve, me zyrën e tij për konsultime ndërkombëtare HUMELICA, në zonën e Brukselit, Belgjikë.
Përveç prezantimit të rregullave të veçanta për shkruarjen e projekteve, gjatë këtyre dy ditëve punuam dhe në grupe duke shkëmbyer ide dhe mendime të ndryshme.
Në këtë trajnim morën pjesë pothuajse nga të gjitha universitetet e Kosovës, dhe po ashtu edhe nga Fakulteti i Studimeve Islame morën pjesë sekretari Mr. Vedat Shabani dhe koordinatorja për marrëdhënie me jashtë Mr. Muzaqete Kosumi. Në hapje të këtij trajnimi prezent ishte edhe dekani i FSI-së, prof.. asoc. dr. Fahrush Rexhepi.
Në fund të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata për trajnimin. {gallery}erasmus2019{/gallery}