Sot, më datë 08.07.2025, në Fakultetin e Studimeve Islame ishin për vizitë një delegacion nga Universiteti “Kocaeli”, Fakulteti i Ilahijatit i përbërë nga: Prof. Dr. Ahmet Ekşi, prodekan i Fakultetit të Ilahijatit në kuadër të Universitetit “Kocaeli”, Doç. dr. Kadir Gömbeyaz – profesor dhe koordinator i programit Erasmus, İlhan Coşkun – sekretar i Fakultetit të Ilahijatit pranë këtij universiteti. Në shoqërim të mysafirëve ishte edhe: Dr. Jusuf Bilgin – Anetate i Bordit Udheheqes te Fondacionit İHH.
Mysafirët u pritën nga prodekani, prof. ass. Dr. Lulzim Esati dhe sekretari i Fakultetit mr. Vedat Shabani. Mysafirët fillimisht u informuan me një historik të shkurtër rreth FSI-së, programeve të cilat ofron për studentë, stafin akademik dhe studentët. Gjithashtu edhe për bashkëpunimet vendore dhe ndërkombëtare të FSI-së.
Ndërsa nga ana e tyre, prodekani Ekşi na informoi me historikun e themelimit të Fakultetit të Ilahijatit, numrin e studentëve, të stafit akademik si dhe të programeve dhe niveleve të programeve studimore.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shqyrtimin e mundësive për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes FSI-së dhe UK-së, veçmas në fushën e programeve studimore dhe aspektin e hulumtimeve dhe organizimit të konferencave dhe simpozuimeve të natyre të ndryshme.
Të dy palët u akdoruan që në një të ardhme të afërt të realizohet një vizitë në Turqi dhe të shikohet mundësia reale për nënshkrim të një memorandum mirëkuptimi mes dy institucineve.
Prishtinë, 08.07.2025







