Prishtinë, 23.04.2019

Dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtor, sot priti në takim Presidentin e Këshillit të Çështjeve Publike të Myslimanëve në Amerikë (MPAC), z. Salam Al-Marayati.
Dekani Rexhepi fillimisht e inofrmoi mysafirin për historikun e FSI-së, studentët, stafin akademik dhe programet të cilat i ofron FSI.

Nga ana e tij, z. Salam Al-Marayati, e falënderoi dekanin Rexhepi për mikëpritje, gjithashtu e përgëzoi për punën që është duke bërë në kuadër të FSI-së.
Në vazhdim, z.Salam Al-Marayati, mbajti një ligjëratë para studentëve të FSI-së me temën “Marrëdhëniet mes qeverisë dhe institucioneve fetare në shoqëri sekulare – shembulli i SHBA-ve”
Interesimi i studentëve ishte mjaft i madh, gjë që e vërteton edhe interesimi i tyre me parashtrimin e pyetjeve pas ligjëratës.
Në fund të ligjëratës, dekani i FSI-së prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, në shenjë falënderimi për kontrbutin e profesorit i ndau një dhuratë modeste.
{gallery}marayati{/gallery}
 
Zyra për informim
FSI