Sot, më 31 korrik 2025, në Fakultetin e Studimeve Islame patëm kënaqësinë të mirëpresim znj. Qamile Sinanaj Rexhaj, koordinatore kombëtare e programit COST dhe udhëheqëse e Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Shkencë dhe Arsimin e Lartë në MAShTI.
Znj. Sinanaj Rexhaj prezantoi para menaxhmentit dhe stafit akademik mundësitë që ofron programi COST (European Cooperation in Science and Technology) për përfshirje në rrjete ndërkombëtare kërkimore, bashkëpunim shkencor dhe mobilitet akademik.
FSI falënderon znj. Sinanaj Rexhaj për prezantimin e vlefshëm dhe mbështetjen ndaj institucioneve të arsimit të lartë për të qenë pjesë aktive e zhvillimit shkencor ndërkombëtar.






