Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur më datë 26 shtator 2014, miratoi njëzëri propozimin e Dekanit për pozitën e Prodekanit znj. Besa Ismaili Ahmeti. Përzgjedhja e profesoreshës Besa Ismaili Ahmeti u vlerësua të jetë hap i duhur në vazhdën e reformimit dhe modernizimit të menaxhmentit dhe resurseve kadrovike në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Mr. Besa Ismaili sjellë një bagazh të pasur pune me përvojë në fushën bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe ngritjes institucionale. Në Fakultetin e Studimeve Islame ka qenë aktivisht e involvuar që nga viti 2003/2004 si ligjëruese për Gjuhë Angleze.