Pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së anëtarëve të KMSh-së së FSI-së më 28.07.2022, konstituimit të KMSh-së dhe më pastaj hapjes së konkursit për dekan të FSI-së, më 26.09.2022, prof. ass. dr. Islam Hasani, me vendim të Kryesisë së BIK-ut zgjidhet dekan i FSI-së për mandatin katër vjeçar (2022/26).

Dr. Islam Hasani lindi më 16.03.1975 në Suharekë. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës. Studimet e nivelit master i ka përfunduar në “International Islamic University Malaysia”, ndërsa ato të doktoratës i ka përfunduar në “University Malaya” të Malejzisë.

Dr. Islam Hasani ka një përvojë të bujshme në fushën e arsimit të lartë. Ka qenë i angazhuar në disa institucione të arsimit të artë, siç janë:
-IIUM (International Islamic University Malaysia), Lecturer (Part Time)
-The Kingdom University, Bahrain
-ESLG College, European School of Law and Governance.

Deri më tani ka qenë i punësur në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, drejtor financiar.

Flet disa gjuhë të huaja, është i martuar dhe ka dy fëmijë

Prishtinë, 27.09.2022