Prishtinë, 12.09.2024
Sot, më datë 12.09.2024, në Fakultetin e Studimeve Islame qëndroi për vizitë profesori i mirënjohur, ish Kryetari i Diyanet-it të Turqisë, tani president i “Instituti i Mendimit Islam” me seli në Ankara, prof. dr. Mehmet Görmez.
Dr. Görmez fillimisht u prit nga dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Islam Hasani në dekanat. Dekani Hasani fillimisht i shprehu mirëseardhje dr. Görmez dhe në pika të shkurta e njoftoi me aktivitetin akademiko shkencor të FSI-së, stafin akademik, studentët dhe programet të cilat ofron FSI për studentë.
Nga ana e tij, edhe dr. Görmez informoi dekanin me punën dhe aktivitetet të cilat zhvillon “Instituti i Mendimit Islam” i cili është themeluar në vitin 2018.
Qëllimi i vizitës ishte nënshkrimi i “Memorandumit të Mirëkuptimit” mes Fakultetit të Studimeve Islame dhe Institutit të Mendimit Islam me seli në Ankara.
Ky memorandum, përveç tjerash, do të fokusohet në këto çështje:
1. Organizimin e konferencave, simpoziumeve, forumeve dhe punëtorive të përbashkëta në fushat e mendimit dhe qytetërimit islam.
2. Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore për të çuar përpara kauzën e mendimit dhe qytetërimit islam.
3. Botimin e publikimeve të përbashkëta në fusha të përbashkëta dhe me përfitime reciproke.
4. Shkëmbimin e vizitave dhe materialeve me interes të përbashkët, si dhe çështje të tjera.
Pas nënshkrimit të këtij Memorandumi, dr. Görmez mbajti një ligjëratë mjaftë përmbajtësore para profesorëve të Fakultetit të Studimeve Islame dhe atyre të Medresesë së Mesme “Alauddin”.