FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

Prishtinë, 16.03.2015

Sot, më datë 16.03.2015, në Fakultetin e Studimeve Islame ishin për vizitë përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit “Hasan Prishtina”. Këtij delegacioni i printe kryetari i Parlamentit Studentor z. Arben Mehmeti i shoqëruar nga dy nënkryetarët dhe dy anëtarë të Parlamentit. Vizita u realizua nën përcjelljen e udhëheqësit të Departamentit të të Rinjve pranë Bashkësisë Islame të Kosovës mr. Fitim Gashi.

{jathumbnail}Mysafirët i priti dekani i Fakultetit së bashku me sekretarin. Ai fillimisht ju shprehu mirëseardhje duke vazhduar më pas me një historik të shkurtër të Fakultetit dhe mënyrën e funksionimit të tij. Dekani gjithashtu shprehu gatishmërinë e dekanatit të FSI-së për bashkëpunim të ndërsjellë.