datë 15.12.2025, në FSI ishte për një vizitë joformale, Dato dr. Haji Norarfan Bin Haji Zainal, Rektor i Universitetit “Sultan Sharif Ali Islamic University”.

Rektori Norarfan, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe disa studentë kosovar të cilët kanë përfunduar studimet në këtë universitet, u pritën nga prodekani dhe sekretari i Fakultetit.

Prodekani i FSI-së, prof. ass. dr. Lulzim Esati, fillimisht i shprehi mirëseardhje mysafirit dhe e informoi atë për historikun e FSI-së, stafin akademik, studentët dhe programet të cilat ofron FSI.

Rektori Norarfan ishte shumë i lumtur me realizimin e kësaj vizite duke u fokusuar në mundësinë e gjentjes së modaliteteve për një bashkëpunim mes dy institucioneve në fjalë, në një të ardhme jo të largët.

Prishtinë, 16.12.2025