Prishtinë, 18.12.2024

Me vendimin nr. 2547/24 të datës 18.12.2024, Agjencia e Kosovës për Akreditim, duke u mbështetur në rregullativat ligjore të vendit si dhe në procesverbalin e mbledhjes së 132 të Këshillit Shtetëror të Cilësisë mbajtur më datë 9 dhe 10.12.2024 mori vendim për Riakreditimin e Fakultetit të Studimeve Islame në nivel institucional për periudhën tre (3) vjeçare (1 tetor 2025 – 30 shtator 2028).
Bazuar në Rregulloren Nr. 03/2024 të AKA-së, ekipi i vlerësuesve të jashtëm ka hartuar raportin përfundimtar të vlerësimit duke konstatuar se nga 11 fushat e standardeve të akreditimit, FSI është vlerësuar se përmbushë:
* Plotësisht pesë (5) standarde;
* Substancialishtë pesë (5) standarde; dhe
* Pjesërisht një (1) standard