Konferenca mblodhi përfaqësuesit e institucioneve të larta arsimore të fushave të shkencave islame nga e mbarë Europa. Organizator dhe nikoqir i këtij organizimi ishte Fakulteti i Shkencave Islame në Sarajeve i cili këtë vit kishte përvjetorin e tij jubilar,40 vjetorin e ekzistimit.
Qëllimi i konferencës ishte:
1) Prezantimi i planprogrameve arsimore përkatëse, dhe shkëmbimi i përjovave në implementimin e tyre;
2) Identifikimi i sfidave problemeve në fusha të caktuara, pasurimi dhe përshtatja e planprogrameve në kontekst europian
3) Shqyrtimi i mundësive për sinergji dhe bashkëpunim;
Në konferencë krahas përfaqësuesve të Fakultetit të Shkencave Islame në Sarajevë, të Novi Pazarit, Shkupit, Bullgarisl, Buhaqit, Istambullit, Tuebingenit, Brukselit, Rusisë, Ukrainës dhe Britanisë së madhe, mori pjesë edhe prodekanja e Fakultetit të Studimeve Islame, prof. Besa Ismaili Ahmeti.
Prezantimet dhe diskutimet kishin të bënin me programet studimore, planprogramet, profiling e resurseve kradrovike, aftësive akademike dhe shkencore, aftësive gjuhësore të stafit mësimdhënës, njohja e institucioneve përkatëse nga ana e shteteve përkatëse,balancimi i planprogrameve teologjike dhe lëndëve tjera, punësueshmëria,financimi, profile i studentëve etj.
Prof. Besa Ismaili Ahmeti prezantoi me temën ‘Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë – ku u shpalos historiku dhe gjendja aktuale e FSI, pasqyra e plaprogrameve, sfidat e procesit akreditues si dhe sigurimi i cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Interesim të shtuar pati në pjesën e procesit të transformimit dhe zhvillimit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë .Konferenca zhvilloi të gjitha punimet në gjuhën angleze. {gallery}konfsarajeve{/gallery}