Bashkësia Islame e Kosovës
FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë
27.05.2015
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Songül OZAN, sot qëndroi në një vizitë në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Ajo fillimisht u prit në zyrën e dekanit të FSI-së ku prezent ishte myftiu i Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava, dekani i Fakultetit, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi dhe sekretari i Fakultetit, mr. Vedat Shabani.
Dekani fillimisht i shprehu mirëseardhje ambasadores për vizitën e saj dhe në vazhdim e informoi rreth aktiviteteve akademike-shkencore në Fakultet dhe me procesin mësimor në përgjithësi.

Ambasadorja gjithashtu falënderoi dekanin për ftesën drejtuar asaj për vizitë në FSI duke theksuar se është një kënaqësi e veçantë që sot gjendet në këtë objekt të dijes dhe shkencës.
Edhe myftiu i Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava e falënderoi ambasadoren për vizitën e saj në FSI dhe për kontributin e saj që është duke e dhënë në mbështetje të popullit të Kosovës në përgjithësi dhe të Bashkësisë Islame në veçanti.
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Songül OZAN, para studentëve të FSI-së dhe stafit akademik mbajti një ligjëratë me temë “Marrëdhëniet Kosovë-Turqi” e cila gjatë ligjëratës së saj foli rreth aspektit historik të Turqisë, aspektit ekonomik dhe me theks të veçantë u fokusua në marrëdhëniet vëllazërore mes dy popujve.
Në shenj mirënjohje për kontributin e saj FSI i dhuroi një dhuratë ku figuronte stema e FSI-së të cilën ia dorëzoi myftiu, mr. Naim ef. Tërnava.{gallery}ozan{/gallery}