9. Prof. ass. dr. Bahri Hoxha

Position: Profesor
Categories: Academic Staff
Location: Prishtine
I lindur me 04.08.1980 ne Damanek të Drenasit, shkollën fillore kreu në vendlindje. Vazhdoi mësimet në Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë, kurse fakultetin e kreu në Universitetin e Az-harit në Egjipt në vitin 2005.

Studimet postdiplomike i kreu në Universitetin botëror të shkencave islame në Aman të Jordanisë. Magjistroi dhe doktoroi në fakultetin e Daves dhe Bazave të Fesë në Universitetin Botëror të shkencave islame në Jordani.

Doktoroi në drejtimin Besim dhe Filozofi Islame, me disertacionin e titulluar: “Ringjallja dhe shpërblimi në mes të dijetarëve të Ilmul Kelamit dhe filozofëve islamë- studim analitik”, në vitin 2020. Autor i punimeve shkencore, në revista vendore dhe ndërkombëtare. Prezantues në disa konferenca shkencore. Recenzent i disa librave në lëmin e akaidit.

Që nga viti 2020 ligjëron lëndën e Akaidit në Fakultetin e Studimeve Islame. Nga viti 2023 është profesor i rregulltë në Fakultetin e Studimeve Islame dhe ligjërues në lëndën e Akaidit dhe të Filozofisë Islame.