9. Dr. Hfz. Safet Hoxha
Masteri shkencave juridike
Safet Hoxha lindi më 20 korrik 1969 në Bllacë të Suharekës. Ka diplomuar më 1995 në Medinë, Arabia Saudite. Më 2013 ka marrë gradën e masterit në Kolegjin “Fama“ të Prishtinës me temën “Faktori fe në çështjet e sigurisë në Kosovë në periudhën 1991- 2011“.
Në Fakultetin e Studimeve Islame, si ligjërues i angazhuar mban lëndën e Kuranit që nga viti 1996 e këtej. Gjithashtu, një kontribut në mësimdhënien islame e ka dhënë edhe si profesor
i lëndës së Kuranit dhe Usuli Fikhut në Medresenë “Alauddin“, paralelja në Prizren, në periudhën kohore 1997-2006.
Safet Hoxha ka kryer detyra të ndryshme në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, si bie fjala; imam në Pejë (1995-1997), në Prizren (1997-2013) dhe Gjakovë (2013-2016).
Gjithashtu ka qenë anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren dhe Gjakovë.