Dr. Ilmije Kuqi
Doktoreshë e jurisprudencës islame
lmije Kuqi u lind më 1 nëntor 1978 në Pejë. Temën e masterit, me titullin (Masat preventive në të Drejtën Civile), e ka mbrojtur më 11 gusht 2009, në Jordani, Universiteti“El-Ulumi El-Islamijeh El-Alemije”. Ka doktoruar më 1 korrik 2012, në temën “Kapitulli për pastërtinë dhe namazin nga libri (Kemalu ed-dirajeh fi sherhi en-nukajeh)” në Jordani, Universiteti El-Ulumi El-Islamijeh El-Alemije”.
Në Fakultetin e Studimeve Islame është angazhuar nga viti akademik 2012-2013 si ligjëruese e lëndës së Fikhut.
Ilmije Kuqi, krahas punës në Fakultetin e Studimeve Islame, aktivisht ka marrë pjesë në tubime, emisione, debate etj. në të cilat janë trajtuar aspekte të jetës fetare e përgjithësisht shoqërore në Kosovë.