Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti

Position: Profesor
Categories: Academic Staff
Location: Prishtine
Doktor i shkencave të historisë

Sadik Mehmeti u lind më 2 prill 1972 në Kuk të Opojës. Më 1990 e kreu Medresenë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë më 1996, si studenti i parë i diplomuar në këtë fakultet. Ishte ndër themeluesit e revistës studentore “Zgjimi Islam” të Fakultetit të Studimeve Islame si dhe kryetari i parë i Shoqatës së Studentëve të këtij fakulteti. Magjistraturën, me temën “Valorizimi i dokumenteve dhe dorëshkrimeve orientale në Arkivin e Kosovës”, e ka mbaruar më 2006 në Fakultetin Filozofi k të Universitetit të Prishtinës, kurse doktoraturën e ka mbrojtur, më 2015, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Gjuhësi, me temën “Arsimi në Kosovë gjatë Rilindjes Kombëtare 1880-1912“.

Gjatë viteve 1997-2001 ka qenë mësimdhënës i lëndëve “Filozofi islame” dhe “Ahlak” në Medresenë “Alaudin” – paralelja në Prizren. Nga viti 1999 është punonjës shkencor në Arkivin e Kosovës. Më 2007 është angazhuar si pedagog në Fakultetin e Studimeve Islame për lëndën “Qytetërim islam”. Është anëtar i redaksisë së revistës “Buletini” dhe anëtar i redaksisë së revistës “Edukata islame”.

Sadik Mehmeti ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Ka botuar mbi njëqind zëra bibliografi kë në periodikun shkencor të vendit dhe atë të huaj. Është autor dhe bashkautor i dhjetë monografi ve, ndër të cilat veçojmë: “Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës”, Haxhi Rrystem ef. Shporta-jeta dhe vepra 1865-1937)”,bashkautor, “Kontribute për historinë e Opojës”.