Prof. ass. Dr. Valmire Batatina Krasniqi

Position: Profesoreshë
Categories: Academic Staff
Location: Prishtine

Valmire Batatina Krasniqi ka lindur më 18.10.1991 në Herticë të komunës së Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Të mesmen e përfundoi në Medresen e mesme Alauddin në Prishtinë në vitin 2009. Studimet bazike i përfundoi në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë në vitin 2013. Në të njëjtin vit, filloi kursin e gjuhës turke në Tömer të Universitetit të Ankarasë në Bursa të Turqisë. Në vitin 2014, filloi studimet master në fushën e Tefsirit në Institutin e Shkencave Sociale të Universitetit Uludağ në Bursa. Në vitin 2016 mbrojti temën me titull “Llojet pozitive dhe negative të njeriut në këndvështrimin e kaptinës Beled”. Në të njëjtin universitet përfundoi edhe doktoraturën me punimin shkencor “Mushkili në Kur’an sipas Keshshafit të Zamahsheriut” në vitin 2021.

Ajo është autore e një libri të botuar në gjuhën turke si dhe e shumë punimeve shkencore-akademike në fushën e tefsirit në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Morri pjesë në seminare dhe simpoziume të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Aktualisht ajo është ligjëruese e lëndës së tefsirit në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.