Dr. Violeta Smajlaj

Position: Profesoreshë
Categories: Academic Staff
Location: Prishtine

Violeta Smajlaj, e lindur në Gjakovë me 14.05.1985. Shkollen fillore dhe atë të mesme “Mjeksi të përgjithshme”, e mbaroi në vendlindje – Gjakovë. Më pas udhëton për në Katar, për të mësuar gjuhen arabe, në Universitetin e Katarit. Studimet universitare dhe doktoraturen i mbaroi në Universitetin e Jordanit në Amman, Jordani, ku studioi Jurisprudencën Islame. Në vitin 2019 mbrojti doktoraturën me temen: “Regjimi pasuror martesor në Ligjin për Familjen i Kosovës – studim krahasimor”.

Me përfundimin e studimeve, Violeta kthehet në Kosovë dhe punësohet në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, ku udhëheqë Departamentin e Gruas pranë kësaj Bashkësie. Njëherit është e angazhuar në Fakultetin e Studimeve Islame, në Prishtinë, si ligjëruese e lëndës: “Objektivat e të drejtës islame”.