Mr. Muzaqete Kosumi

Position: Koordinatore me jashtë&referente, niveli MA
Categories: Stafi administrativ
Location: Prishtine
Koordinatore për marrëdhënie me jashtë

Muzaqete Kosumi ka lindur më 17 shkurt 1987 në Podujevë. Shkollën fi llore e ka mbaruar në Podujevë, ndërsa Medresenë “Alaudin” në Prishtinë. Studimet i ka përfunduar më 2011 në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku i ka kryer edhe studimet e masterit.

Në vitin akademik 2012 – 2013 ka punuar si profesoreshë e gjuhës angleze në Fakultetin e Studimeve Islame. Nga viti 2014 e deri më 2017, ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës angleze në Medresenë “Alaudin”, ndërsa nga viti 2015 e në vijim punon si koordinatore për marrëdhënie me jashtë në Fakultetin e Studimeve Islame.

Muzaqete Kosumi ka marrë pjesë në disa konferenca dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit, siç janë: ‘Islami, Religjionet dhe Pluralizmi në Evropë‘, Podgoricë, 2014; Dituria Islame – (tri dekada jetë, punë, sfi da dhe suksese), Prishtinë, 2016; “Medresetë shqiptare në kohën e sotme: Kurrikulat dhe tekstet shkollore”, Ohër, 2017 dhe në konferencën kushtuar 65- vjetorit të Medresesë “Alauddin”, Prishtinë, 2017.