3. Mr. Vedat Shabani

Position: Sekretar
Categories: Academic Staff
Location: Prishtine
Sekretar i Fakultetit të Studimeve Islame

Vedat Shabani u lind më 5 janar 1980 në Podujevë. Shkollën fillore e kreu në Llapashticë të Poshtme – Podujevë. Shkollën e mesme-medresenë e ka përfunduar në Damask të Sirisë, ku ka qëndruar për gjashtë vite 1995-2001. Studimet themelore i ka vazhduar pranë Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, ku edhe ka diplomuar më 2006 në lëndën e tefsirit. Studimet postdiplomike i ka vazhduar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik, drejtimi civil dhe më 2013 ka mbrojtur me sukses temën e masterit.

Vedat Shabani, në Fakultetin e Studimeve Islame fillimisht është angazhuar në administratën e Fakultetit, konkretisht si referent për çështje të studentëve. Këtë pozitë e ka ushtruar deri në vitin 2012. Ndërsa nga muaji maj i vitit 2012 e kryen detyrën e sekretarit të Fakultetit të Studimeve Islame. Krahas punës së tij në administratë, gjatë vitit akademik 2013/2014 është angazhuar si asistent i lëndës Gjuhë arabe, ndërsa nga viti akademik 2015-2016 edhe si ligjërues i lëndës E Drejta Civile.

Në fushën e angazhimeve shkencore ai merret edhe me shkrime dhe përkthime të temave të ndryshme të karakterit fetar dhe juridik. Ka të botuar disa artikuj autorialë dhe një numër të konsiderueshëm përkthimesh.