Prof. ass. dr. Abdylkadër Durguti

Categories: Academic Staff
Location: Prishtine
CV- Abdylkader-Durguti-shqip

Prof. Ass. Dr. Abdylkadër Durguti ka lindur në vitin 1984 në Rahovec, Kosovë. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit Selçuk në vitin 2007, ndërsa studimet pasuniversitare në vitin 2010. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin Uludağ në Bursa në vitin 2018, në fushën e historisë së fraksioneve islame. Nga viti 2014 deri në vitin 2021 ishte pjesë i stafit akademik në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit Eskişehir Osmangazi, ndërsa nga viti 2021 deri në vitin 2025 në Universitetin Muş Alparslan. Veprimtaria e tij akademike përqendrohet në proceset e formimit të fraksioneve islame, traditave teologjike sunnite, historinë e mendimit islam dhe zhvillimet fetare në Ballkan. Është autor i disa librave dhe i një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore ndërkombëtare. Ndër veprat kryesore të tij veçohen: Kerramijtë – Hanefitë e Horasanit (2023) dhe Ngjarjet politike në periudhën e sahabëve dhe ndikimi i tyre në formimin e fraksioneve islame (2024).