Sot, më datë 22.11.2022, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Ebu Dhabi, hapi punimet Konferenca Shkencore me temë: “Studimet Islame në Universitete, drejt përforcimit të shtetësisë dhe bashkëjetesës”, organizuar nga Universiteti “Mohamed Bin Zayed University for Humanities”.
Në ceremonin e hapjes së punimeve të konferencës prezent ishin shumë personalitete vendore dhe ndërkombëtare siç janë:
Prof. dr. Abdullah Bin Bejje-Kryetar i Këshillit për Fetva në Emirate,
Prof.dr. Hamdan El-Mezrui-rektori i Universitetit,
Muhamed Ed-Duvejni-zv. Rektor i Universitetit të Ez’herit,
Prof.dr. Shevki Alam- myftiu i Egjiptit.
Konferenca do të zhvillojë punimet e saj gjatë tre ditëve, konkretisht nga data 22.11.2022 deri më datë 24.11.2022. Në këtë konferencë me kumtesat e tyre do të paraqiten mbi shtatëdhjetë studiues nga vende të ndryshme të botës.
Nga Fakulteti i Studimeve Islame në këtë konferencë po merr pjesë sekretari i Fakultetit, mr. Vedat Shabani dhe profesori i FSI-së, prof.ass.dr. Rexhep Suma.